Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arbitrimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët, ndahet nga jeta ish-arbitri i FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitrimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët, ndahet nga jeta

Ditë zie për futbollin shqiptar, ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Shefqet Caslli. Ish-arbitri i FIFA-s kishte probleme shëndetësore dhe lajmi është publikuar nga gazetari, Dëfrim Methasani. Caslli e nisi arbitrimin rastësisht pasi në një ndeshje që po ndiqte në stadium mungonin arbitrat dhe më pas arriti majat duke marrë edhe stemën e FIFA-s.

Postimi i Dëfrim Methasani:

Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar. Mbi 500 ndeshje zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985, nuk janë pak, për njeriun që gjykimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët e një ndeshje ku ai ishte thjesht një tifoz, por ngjiti maja në karierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s. Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e "Juventusit" në Shqipëri, por sëmundja e rrëzoi në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar. U prehsh në paqë bilbili ndërkombëtar i futbollit Shefqet Caslli!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga