Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Arbitri ishe korrekt sot", Dovedan i kënaqur për kualifikimin: Reaguam pas golit të dytë, ju tregoj gjendjen e Ndrecës

Shkruar nga NEWSPORT
"Arbitri ishe korrekt sot", Dovedan i kënaqur për

Bylis u mund ditën e sotme nga Laçi me rezultatin 3-2 e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një humbje që i dha kualifikimin për në çerekfinale ballshiotëve pasi kishin fituar 2-0 në takimin e parë në Ballsh. Në fund të ndeshjes për "Supersport", foli dhe trajneri Velkjo Dovedan i cili u shpreh i kënaqur me kalimin e këtij turi.

Një kualifikim i vuajtur, që ju hap oreksin për të shkuar në finalen e Kupës...
Ju falënderoj shumë për urimin. Ka qenë ndeshja më e vështirë për ne dhe jemi gati të japim maksimumin deri në fund.

Vuajtët shumë në pjesën e parë dhe duket se u demoralizuat pak pas golit të dytë të Laçit...
Në fakt në pjesën e parë isha i mërzitur, pasi nuk po bënim asgjë nga ato që kishim folur para ndeshjes. Megjithatë ishte e habitshme, pasi kur pësuam golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë, skuadra reagoi mirë dhe doli në lojën e saj, duke arritur të shënojë dy gola.

Ndaj gjykimit keni pasur shumë ankesa. Çfarë menduat te penalltia sot?
Normalisht, atëherë kur është për të vërshëllyer arbitri, le ta japë. Si në rastin e penalltisë tonë, ashtu edhe asaj të Laçit, gjithçka ishte e qartë dhe nuk kisha pse të reagoja.

Jeni i befasuar nga atmosfera në Laç?
Normalisht, duke parë specifikën e ndeshjes, gjithsecili kishte uri për të vijuar, ndaj në pjesën e dytë pamë një futboll të egër, që gjithsesi ishte i bukur.

Si është gjendja e Ndrecës?
Nuk e kam parë akoma. Tani do të komunikoj me lojtarin. Di vetëm që kur e pashë nga afër, kishte krahun shumë të ënjtur, ndaj shpresoj të shërohet sa më shpejt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga