Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arapi “shtrydh” lojtarët, Teuta me dy seanca stërvitore në ditë

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. “Djemtë e Detit” janë zhvendosur në Korçë, vend në të cilin po marrin ngarkesën e duhur nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi.

Paraditen e sotme, durrsakët kanë zbritur sërish në fushë. Atmosfera në skuadër është pozitive dhe drejtuesit po punojnë në merkato për të përforcuar organikën me elementë cilësorë. Kujtojmë që nga Teuta ka pasur vetëm largime, ndërsa fillimisht pritet zhbllokimi i merkatos në mënyrë që të ketë afrime futbollistësh.

Postimi i klubit durrsak
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga