Apolonia ka prezantuar 3 goditje e merkatos së janarit. Pasi ka zyrtarizuar trajnerin nga Serbia dhe 2 nga përforcimet e lojtarëve vijnë nga kampionati serb ndërsa mesfushori Mandia ka qenë edhe më parë pjesë e Apolonisë.
Jordan Jovanovic, Lazar Vladisavljevic dhe Gesjano Mandia janë tre afrimet e klubit tonë për periudhën e janarit!
Jovanovic luan në qendër të mesfushës dhe Vladislavjevic në të majtë të sulmit. Të dy vijnë nga kampionati serb dhe kanë eksperiencë në elitën e futbollit të shtetit fqinj.
Mandia luan në qendër të mesfushës dhe është një ish-pjesëtar i Apolonisë!
Veç afrimeve, ne si klub duam të falenderojmë dhe lojtarët që kontribuan gjatë fazës së parë në skuadrën tonë dhe që tani nuk janë më me ne: Erlando Mehmeti, Ervis Troka, Klevis Perkeqi, Franci Bakalli, Erald Kolgega, Agim Meto.