Apolonia humbet mesfushorin për pjesën tjetër të sezonit. Skuadra fierake ndodhet në vendin e 4-të në renditje me 11 pikë pas 11 javësh kampionat. Sfida e radhës do të jetë ajo ndaj Devollit në transfertë, por Apolonia nuk do të ketë në dispozicion Genald Sharavolli.
Mesfushori u dëmtua një muaj më parë ndaj Ilirisë, por I është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe koha e rikuperit pritet të jetë rreth 6 muaj. Në këtë mënyrë sezoni mund të quhet I mbyllur për ish-mbrojtësin e Tomorit.