
Chritstian Eriksen është emri më i lakuar në merkato nga shumë skuadra të mëdha Europiane. Mesfushori danez i Tottenham pritet të largohet nga Anglia këtë merkato dhe pas tij janë Real Madrid, Manchester United që kanë shfaqur interesim serioz për të.
Siç raporton "Tuttosport", në garë për të është futur dhe Interi. Skuadra zikalëtër është në kërkim të një mesfushori dhe pas emrave të Modric, Rakitic tashmë i shtohet edhe një tjetër emër si ai i Eriksen. Danezi pritet të largohet në fund të sezonit, por Tottenham kërkon një shifër të lartë për të.
Poll