
Manchester City dhe Liverpool, do të luajnë nesër në mbrëmje superderbin e kampionatit anglez për këtë sezon. Skuadra e Kloop, është 6 pikë para, ekipit të Guardiolës dhe nesër një fitore e miqve do të mbyllte garën për titull në një farë mënyre. Mbyllja e kampionatit nuk do të ishte matematikisht, por moralisht pasi Liverpool nuk ka humb deri më tani në kampionat.
Me shumë interes është edhe "lufta" e trajnerëve. Guardiola ka deklaruar se Liverpooli është ekipi më i mirë dhe janë favorit për titull. Ndersa nga ana e tij Kloop, ka thënë të njëtën gjë.
"Kam dëgjuar fjalët e Pep, por ka thënë ekipi më i mirë i momentit. Unë e di se jemi në formë dhe se jemi një skuadër shumë e fortë, për këtë arsye kemi marrë këto rezultate të mira dhe kemi grumbulluar këto pikë, por nuk jemi ekipi më i mirë në botë".
Nuk do të shkojmë në Manchester si favoritë, sepse dy javë më parë ishim mbrapa tyre. Këto janë vetëm fjalë, ne mendojmë vetëm të përgatitemi për një ndeshje të madhe. Do të jetë shumë e vështirë, por presim me padurim që të luajmë. Ata janë të fortë dhe kanë një trajner të mrekullueshëm, mendoj se është një nga ndeshjet më të vështira për t'u luajtur"- ka thënë gjermani para mediave.