
Andre Gomes pësoi një dëmtim të rëndë fundjavën e shkuar, teksa theu këmbën pas një ndërhyrje nga Son. Ishte pikërisht ndërhyrja e gabuar e koreanojugorit, që shokoi këdo në takimin mes Everton dhe Tottenham. Gomes do të dilte mes lotësh dhe dhimbjesh, aqsa edhe Son ia krisi të qarit nga skenat e përjetuara. Mesfushori i Portugalisë u operua në Liverpool dhe e kaloi sadopak traumën e pësuar.
Një lajm i mirë vjen nga ishulli, sipas "Daily Mail" një gjest i mrekullueshëm u krye nga drejtuesit e spitalit ku u operua mesfushori. Ata u solidarizuan me klubin nga qyteti, duke mos marrë asnjë cent për shpenzimet e operacionit. Andre Gomes pritet të mungojë për afro një vit nga dëmtimi i vështirë i së dielës.