Andi Lila, është shprehur për "Supersport" nga Gjirokastra, ku ishte i pranishëm në ndeshjen Luftëtari-Flamurtari, nga ku është shprehur se loja ishte shumë e mirë dhe në të njëjtën kohë ka komentuar edhe fitoren e Tiranës ndaj Kukësit.
"Erdha në pjesën e dytë, nuk e pashë të gjithë ndeshjen. Pashë një ndeshje shumë të mirë, duke parë që edhe terreni nuk i favorizonte lojtarët. Janë dy trajnerë shumë të mirë, si Ilir Daja dhe Julian Ahmataj, jam shumë i kënaqur që brezi i ri i trajnerëve po futet në futbollin shqiptar. Kampionati është në nivele shumë të mira. Nuk ka shumë polemika për gjyqtarët. Gjithmonë jam ndjekës i Tironës dhe sot u ndjeva mirë që fitojë, sepse kjo ka treguar se Tirana është aty. Kukësi dhe Partizani janë shumë të mira, por të kuqtë nuk do e kenë të lehtë, sepse kampionati është shumë i fortë. Sa futboll më i mirë të jetë, aq më e mirë është edhe fundjava në Shqipëri. Më pëlqen shumë Gjirokastra. Nuk ka kore ofenduese dhe kjo bën që femrat të vijnë pa problem në stadium. Dëshirojë që në derbin e radhës të fitojë Tirona. E ndjek kampionatin gjatë gjithë kohës. Kam biseduar edhe me trajnerët e rinj, pasi të gjithë trajnerët duan kohën e vetë., të punojë i qetë, presidenti nuk duhet t'i ndërhyjë trajnerit. Nëse unë do bëhen trajner, por do isha unë që do merrja vendimet e mia. Trajnerët e rinj do e ndryshojnë menatlitetin e kampionatit, duke sjellë më shumë tifozë në stadium. Skuadrat duhet të shikojnë më shumë akademitë, sepse në Shqipëri ka shumë futbollistë, duhet të përmirësohet më shumë infrastruktura. Trajnerët e rinj duhet ta nisin karrierën nëpër akademi të ndryshme", është shprehur Andi Lila.