Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Andi lila drejt transferimit, zbulohet emri i klubit që është i gatshëm të paguajë 300 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Andi lila drejt transferimit, zbulohet emri i klubit që është i

Është tashmë zyrtare, klubi zviceran i Luganos ka kërkuar mbrojtësin kuqezi, Andi Lila. Ekipi që drejtohet nga Paolo Tramezzani ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares. Ai ka marr një ofertë nga skuadra zvicerane e Luganos, e cila është e gatshme të paguajë 300 mijë euro për futbollistin shqiptar.

Mbrojtësi kuqezi aktualisht është pjesë e kampionatit grek me PAS Janinën, prej disa kohësh po mendon largimin, për të gjetur një ekip të ri, ku mund të aktivizohet si titullar.

Kujtojmë, që Lila pati një transferim drejt Parmës në Seria A por nuk rezultoi i suksesshëm, pasi ekipi italian shpalli falimentin. Pak ditë më parë te Lugano ka shkuar një tjetër lojtar i Kombëtares, sulmuesi, Armando Sadiku, i cili arriti të mbyllë me sukses marrëveshjen me klubin zviceran. Ndërkohë që Trammezani po punon fort për afrimin e Lilës pranë Luganos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga