Real Madrid do përballet me Real Sociedad të shtunën në orën 21.00, në kuadër të La Liga. Në prag të këtj takimi ka folur trajneri i Loss Blancos, Carlo Ancelotti. Ancelotti shprehet se fokusi i tij është padyshim te 90 minutëshi i nesërm dhe jo te përballja në Champions me Interin. Diccka u tha edhe për lojtarë të veçantë.
“Interi është një skuadër e plotë dhe po bën shumë mirë. Por ne aktualisht nuk po mendojmë as për ata as për Atléticon e Madridit. Duhet të mendoj për formacionin më të mirë për të mposhtur Sociedadin pa bërë llogari.Bale është bashkuar me grupin, por nuk do të grumbullohet për të takim. Pothuajse të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Hazard? Nuk ka bërë atë që pritej nga ai. Është i gatshëm dhe mund të luajë në ndeshjet e ardhshme” – Tha ai.