Kukësi afrojë në skuadër sulmuesi Vasil Shkurtaj nga Luftëtari, por të shumtë janë tifozët që pyesin se cfarë do të ndodh me Rexhinaldon apo edhe kush duhet të luajë nga të dy si titullar. Në lidhje më këtë çështje foli edhe presidenti Gjici i cili u shpreh se në stol ulen lojtarët e Barcelonës dhe jo më Rexhinaldo.
Duke parë skemën e trajnerit Cungu që ka aplikuar në ndeshjet e fundit në kampionat është një 3-5-2 atëherë të dy lojtarët mund të luajnë së bashku në formacion. Një tjetër arsye është se sulmuesi nga Monzabiku nuk është një sulmues “pykë”, por roli i tij natyral është si sulmuesi i dytë pavarsisht se si te Luftëtari, Laçi dhe te Kukësi është aktivizuar si sulmuesi i parë.
Me Shkurtajn në majën e sulmit dhe Rexhinaldon në mbështetje të tij sulmi i Kukësit do të bëhëj i frikshëm dhe “vrastar” për çdo kundërshtar. Në fund i takon trajnerit Cungu për të vendosur për formacionin e skuadrës, por që të dy lojtarët mund të përshtaten mjaft mirë me njeri-tjetrin.