Abissnet Superiore është kategoria elitë e futbollit shqiptar. Numri i skuadrave nga të cilat përbëhet është 10, ku automatikisht 3 të parat luajnë në kualifikueset europiane, dy skuadrat e fundit bien nga kategoria, ndërsa vendi i 8 luan “play-out” në fundit e kampionatit.
E vlerësuar me një vlerë prej 42.78 milion euro të 260 lojtarëve që ka në përbërje, Abissnet Superiore ka 90 lojtarë të huaj ose rreth 35% të përbërjes.
Skuadrat të cilat kanë më shumë të huaj në ekip janë Kukësi, Egnatia dhe Dinamo me nga 11 lojtarë të huaj në ekip. Vetëm se Kukësi ka përbërje më të vogël prej 24 lojtarësh, Dinamo me 30, ndërsa Egnatia me 28.
Laçi ka gjithashtu përqindje të lartë sepse në ekipin me 21 lojtarë, 10 janë të huaj. Dy skuadrat që kanë më pak të huaj janë Kastrioti dhe Teuta me nga 5 të huaj gjithsej në ekip. Salio Guindo i Laçit është dhe më i suksesshmi. Sulmuesi 25- vjeçar kryeson listën e golashënuesve në Abissnet Superiore.
Lista:
Tirana, 26 lojtarë, 9 të huaj.
Laç 21 lojtarë, 10 të huaj.
Partizani, 31 lojtarë, 9 të huaj.
Vllaznia, 24 lojtarë, 9 të huaj.
Kukësi, 24 lojtarë, 11 të huaj.
Teuta, 25 lojtarë, 5 të huaj.
Kastrioti, 26 lojtarë, 5 të huaj.
Egnatia, 28 lojtarë, 11 të huaj.
Dinamo, 30 lojtarë, 11 të huaj.
Skënderbeu, 25 lojtarë, 10 të huaj.