Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Analisti i njohur ngre në "piedestal" deputetin e PS-së: E pamundur të harrosh 23-trofetë e tij, faleminderit mjeshtër

Shkruar nga NEWSPORT
Analisti i njohur ngre në "piedestal" deputetin e PS-së: E

Paulin Stërkaj është i njohur në jetën politike, por në atë sportive deputeti i Partisë Socialiste ka shkruar emrin me të arta. Pikërisht për të ka folur analisti shkodran, Agron Isufi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai falënderon ish-mundësin e njohur shkodran që ka arritur të fitojë 12 tituj kampionë dhe plot 11 Kupa Shqipërie. Ka përfaqësuar jo vetëm fanelën e Vllaznisë, por edhe të kombëtares shqiptare. Me mjaft suksese në vendin tonë, Stërkaj është idhull i sportdaëshësve.

SHKRIMI ORIGJINAL I ALUSHIT:
Shume shkruajta e komentova, shume mundesa te vllaznise,si nga e lira e klasikja,po mos te pershkruash jeten sportive te "Mjeshtrit Madh,, PAULIN STERKAJT me 12 tituj kampion dhe 11 kupa Shqiperie,me Vllaznine nga viti 1977-80 & 1983+85 dhe 1 spartakiade kombetare me vllaznine 1984 ,me Partizanin ushtar 1980-83 & Dinamon 1985-91,Apsulut si mundes i klasikes ne peshat 74 kg + 82+ 90 + 100 kg qe s'kalonte raundi i pare i hidhte tere kundershtaret me Tuç, dhe mundes i kombetares me 20 ndeshje dhe 38 nderkombetare. U be mjeshter i madh pak me vonese ne vitin 2017 nga presidenti Bujar Nishani. Po kush eshte Paulin Sterkaj,u lind ne Shkoder me 5 korrik 1961 dhe origjina nga Malesia e Madhe nga fisi i madh ne fshatin Shkrel pak kilometra pa shku ne Razem. Ne vogeli e kishte ne qef shume mundjen dhe shpejt ne vitin 1972 as 11 vjec me pionieret me tranier Xhevdet Elbasani.Duke pare ecurine e tij si shume i shkathet dhe trim ne stervitje,e sheh tranieri i ekipit te pare i madhi Naim Pepaj dhe fill pa shkuar tek te rinjte as 15 vjec ben ndeshjen e pare me vllaznine dhe zen vendin e trete, dhe ne vitin 1976 del kampion kombetar ne peshen 57 kg dhe fiton kupen si mundesi me i mire.Ne vitin 1977 vllaznia ne mundje klasike behet ekip elite ne shqiperi,me tranier Naim Pepen dhe koleget e tij kampiona te medhej si Nikoll Nikolle Grimaj, Eljaz Guri, Paulin Merlaj,Ali Hamzi,Seit Fishta,Sander Leka,Dilaver Cufi etj.Ne vitin 1980 e marrin ushtar tek partizani me tranier Bashkim Lika dhe Abedin Lame, dhe per 3 vjet del kampion,dhe 1983 kthehet nga partizani dhe deri ne 1985 del kampion, me vllaznine ne peshen 91 kg, dhe ne vitin 1984 fiton spartakiaden kombetare me ekipin e vllaznise ku tranier ishte Bajram Agovi,nga viti 1985-91 Paulin Sterkaj vazhdon fakultetin e mjeshterise sportive I.L.Vojo Kushi ne tirane,dhe shkon tek ekipi i Dinamos ku eshte tranier i madhi mundes edhe ky i madhi Nikoll Grimaj dhe Fidel Yllin, dhe aty tregon se eshte mundes i pa pare, dhe i forte dhe ben ne peshen e rende100kg, ku konkurenca me ekipet e Partizanit e Vllaznise ishte e madhe,se kishin mundesa kampiona edhe ato,ku tere Shkodra e mban mend duelin mes Paulin Sterkaj te Dinamos dhe shokut te tij tek Vllaznia Seit Fishta, ne vitin 1986 ku pallati i sportit i mbushur plot e perplot ,tek kadedralja sot kisha madhe e Sarreqit,ku luftonin si luanet te dy ne peshen 100 kg dhe askush nuk doli fitues, dhe ndeshja u nda barazim. Paulin Sterkaj behet edhe mundes i kombetares Shqiptare ne vitin 1989 fiton bindshem ne tirane me mundesin Turk 12-0 ne peshen 100 kg, dhe ne gjermani ku ka shkuar kombetarja gjigandi tani Paulin Sterkaj ka mundur nen/ kampionin olimpik Austriak 6-0, dhe ne vitin 1991 me ardhjen e demokracise Paulin Sterkaj shkon ne gjermani dhe ben mundje ne Landin e NIDERBAJERN dhe del kampion 3 here 1991-94. Ktu e len sportin e mundjes duke marre shume tituj ne karieren e tij 16 vjecare si Mjeshter Sporti, Mjeshter i Merituar,Nderi i sportit Shqiptar, Nderi i sportit Shkodran dhe titullin e larte "Mjeshter i Madh,, te marre para 2 vitesh nga presidenti Nishani.Ne vitin 1994 kthehet ne shqiperi dhe hyn ne forcat e briskut si komandant, dhe ne vitin 1998 - 2000 shef rendi ne Diber e Lezhe dhe mbaron fakultetin Juridik dhe eshte 3 here deputet e legjistratures se kuvendit si deputet qe vazhdon edhe sot.Te falenderoj une dhe tere tifozat Shkodrane per cfare ke dhene ne sportin e mundjes si nder ma te mirit qe ka nxjerre Vllaznia si mundes i Klasikes dhe ne Shqiperi Paulin Sterkaj.Suksese ne jeten tuaj politike ,dhe familjare .Respekt Respekt Respekt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga