
Analisti sportiv, Fatmir Mneri, në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH është shprehur se Tirana është një ekip i brishtë në mbrojtje, duke mos gjetur edhe shumë ekuilibër në prapavijë.
"Tirana është hsumë e brishtë në mbrojtje. Nuk ka besim tek vetja. Në tërësi mungon një përqendrim i skuadrës. Më së shumti nuk po gjen karar me skuadrën. NJë herë largohet Imami, pastaj futet Vangjeli dhe kthehet Imami.
Që të arrihet një lojë e mirë, duhet të qartësohen edhe lojtarët në fushën e lojës. Kështu ndodh edhe sot në futbollin në botë", është shprehur Mneri.
Poll