Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Kryeministri Rama i ftuar nderi në “Allianz Arena”, zbulohet biseda me Rumenigen. Fjalë të mëdha për futbollin shqiptar dhe…“Arenën Kombëtare”

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i ftuar nderi sot në stadiumin “Allianz Arena” për të ndjekur sfidën Bajern Mynih-Bajer Leverkusen që përfundoi me shifrat 2-1.

Vizita e tij në “tempullin” e klubit më të madh në Gjermani ka ardhur pas ftesës që zv.presidenti i Bajernit, Karl Heinz Rumenige i kishte dërguar kreut të qeverisë së Shqipërisë.

Prezenca e Kryeministrit përkoi edhe me fitoren e bavarezëve 2-1 ndaj Leverkusen, ndërsa pas sfidës, Rama postoi dy foto në profilin e tij në Facebook, ku tregoi edhe në pjesë të bisedës që bëri me numrin 2 të Bajernit të Mynihut.

“Karl Heinz Rumenige i tregon me detaje qëndrimet e tij në Shqipëri, ku mikpritja për gjermanët ka qenë e paharrueshme. Mban mend si një kujtim të jashtëzakonshëm një stërvitje në "Qemal Stafa", kur stadiumi u mbush plot e përplot.

Flet me entuziazëm për faktin që po ndertojmë stadiume të reja dhe është i impresionuar nga projekti i “Arenës Kombëtare”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.

ramaa

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga