
Një deklaratë, që me siguri ka shqetësuar lojtarin e Manchester United, Alexis Sanchez ka ardhur nga Paraguai. Modelja vendase, Mirta Soza ka akuzuar futbollistin 27-vjeçar se ai po e gjuante në rrjetet sociale, ndërsa në të njëjtin moment fliste dhe me femra të tjera.
Lojtari s'ka reaguar ende ndaj këtyre akuzave, por me siguri që situata e tij në skuadrën e Manchester United nuk është më e mira. Edhe ai, me shumë mundësi do të largohet në merkaton e verës.
Modelja tha për Sanchez: "Është një gënjeshtar dhe kazanova. Më dërgonte mesazhe në Instagram dhe më kërkonte fotografi provokuese. Madje më dërgoi dhe bileta për ndeshjet e tij në Angli. Mësova që në të njëjtën kohë, ai kishte kontakte me femra të tjera, madje disa prej tyre ishin shoqe të miat. U ndjeva shumë keq pasi isha e dashuruar me të. Më lëndoi shumë".
Këto akuza me siguri që Alexis Sanchez nuk i ka pritur mirë dhe pritet të reagojë së shpejti.