
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, në një prononcim për mediat nga kampi i fazës përgatitore të juventinëve, ka shuar zërat e një largimi të Pogba nga Italia.
"Pogba është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën. Për momentin ai është ende një futbollist i Juventusit, por në ditët në vazhdim nuk e di se çdo të ndodhë. Gjithsesi kam besimin se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Torino", ka sqaruar Alegri.
Gjithashtu ai ka bërë një koment mbi merkaton e zhvilluar deri tani nga drejtuesit e klubit.
"Jam shumë i kënaqur nga merkato që po zhvillojnë drejtuesit e klubit. Ata kanë arritur të transferojnë futbollistë të cilët kanë aftësi shumë të mira teknike, siç janë Pjanic, Dani Alves, Benatia dhe Pjaca. Sezoni i ri i Seria A do të na gjejë akoma dhe më të fortë se viti i kaluar", përfundoi trajneri italian.