
Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka lënë të hapur mundësinë e largimit. "Gardiani" i portës së kuqe është shprehur që për momentin është i fokusuar në ndeshjet e Partizanit, por gjithçka mbetet e hapur deri në fund të merkatos verore që mbyllet në fund të muajit.
"E kam thënë edhe më parë, klubi merret me ofertat që vijnë për shërbimet e mia. Për momentin jam i fokusuar te këto dy ndeshjet e radhës në Europa League, pastaj të shikojmë meqë merkatoja mbyllet në fund të muajit", deklaroi Hoxha për Panorama Sport.
Kujtojmë që pas asaj ndeshje me Ferencvaroshin, i cili ishte protagonisti kryesor në kualifikimin e Partizanit, ofertat e shumta në drejtim të tij nuk kanë munguar nga disa skuadra europiane.