
Zhurmat e merkatos së kësaj vere duket se nuk do të kenë fund. Së fundmi në Kukës janë të shqetësuar për të ardhmen e kapitenit Renato Malota, i cili duket se mund të largohet drejt Partizanit.
Neësport.al ka njoftuar menjëherë pas përfundimit të aventurës europiane të Kukësit se disa nga futbollistët titullarë mund të largohen drejt ekipeve të tjera që kanë shfaqur interes për ta, dhe një prej këtyre futbollistëve është edhe Malota. Flitet se Malota është takuar me Sulejman Starovën për të diskutuar një transferim të mundshëm të tij te të kuqtë, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Gjici.
Për Malotën ka shfaqur interest të hapur edhe Flamurtari. Në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohet e ardhmja e tij, teksa kapiteni vetë ka deklaruar se më parë do të takohet me presidentin Gjici dhe më pas do të vendosë.