Ditën e sotme ka ndodhur një aksiden tragjik ajëror. Një avion privat me 6 persona brenda është rrëzuar duke bërë që të humbin jetën presidenti i skuadrës së Palmas FR, Lucas Meira dhe 4 lojtarë si dhe piloti.
Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar edhe skuadra e Dinamos që i ka shprehur ngushëllimi ekipit brazilian. Klubi kryeqytetas shkruan se presidenti Pontreli kishte një miqësi me presidentin e Meira që u nda ditën e sotme nga jeta.
Postimi i Dinamos:
FK Dinamo në emër të presidentit Marco Pontrelli, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta klubit "Palmas Fr" në Brazil, për humbjen e mikut të mirë, Presidentit Lucas Meira dhe 4 futbollistëve të ekipit në një aksident tragjik ajror ditën e sotme.

Poll