
Tirana arriti të fitonte në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2. Një gol I Cobbinha në fund të ndeshjes I dha fitoren pas 5 vitesh bardhebluve. Batha shënoi golin e parë, ndërsa dy minuta më vonë Bardhi barazoi ndeshjen. Kur dukej sikur sfida do të mbyllej në barazim, ishte sulmuesi Cobbinah që shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.
Një fitore e Tiranës bën që të harrohet gabimi trashanik I gjyqtarëve të sotëm pasi goli I barazimit të Partizanit është dukshëm jashtë loje. Në fund të ndeshjes kur arbitrat po dilnin nga stadiumi, drejtori I Partizanit, Olsi Rama thërret gjyqtarin kryesor Enea Jorgji. Ajo që nuk kuptohet është sesi drejtori I të kuqve thërret arbitrin e ndeshjes që akordoi në favor të tyre një gol offside. Nga video duket që Enea Jorgji I bindet duke shkuar drejt tij, por ajo që nuk kuptohet është si e thërret Rama arbitrin me autoritetin e Kryeministrit apo si drejtori i Partizanit? Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes tyre.