Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me UE Cornella, në miqësore. Sulmuesi Kun Aguero ka gjetur rrugën e rrjetës. Argjentinasi erdhi në këtë takim pas një dëmtimi, që e mbajti gjatë larg fushave të blerta.
Aguero luajti vetëm 30 minuta, teksa përveç golit ndihmoi ekipin edhe në aspekte të tjerë. Ai u mor këtë merkato nga Manchester City. Trajneri Ronald Koeman do e ketë në dispozicion bomberin për ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias, e vlefshme për La Liga. Shijoni golin: