
Skënderbeu do të ndeshet të mërkurën me Kukësin në stadiumin "Selman Stërmasi" për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Trajneri i korçarëve, Andrea Agostineli ka vendosur edhe për lojtarët që do të hedhë në fushë në këtë takim. Në portë do të jetë i përhershmi Shehi, ndërsa në mbrojtje priten të vendosen Idrizaj-Radas-Osmani-Mici. Mesi i fushës do të mbulohet nga Fukui-Lilaj-Orelesi-Latifi. Sulmi është ai që ka dilema, pasi tekniku italian akoma nuk ka vendosur se cili do të jetë në krah të Salihit. Dy janë alternativat, Xhejms që me shumë mundësi do ta nisë takimin nga minuta e parë, por nuk përjashtohet edhe braziliani Serxhio, të cilit Agostineli mund t'i japë mundësinë të debutojë që nga minuta e parë në finalen e Superkupës.