
Tome Kitanovski ishte një nga afrimet e kësaj merkato. Mbrojtësi i krahur të djathtë sezonin e kaluar aktivizohej në Azerbajxhan, ndërsa tani do të luajë me Kukësin në Superligë. Në një prononcim për "SuperSport", Kitanovski tregoi përshtypjet e para me skuadrën e re.
" Për mua është pak e vështirë të përshtatem pasi vijë nga një kampionat dhe dy stërvitje në ditë janë shumë për mua. Mendoj që Kukësi është një skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe kemi mundësi të kalojmë Debrecenin në Kupat e Europës. Shanset janë 50 me 50, ne nuk duhet të mbivlerësojmë kundërshtarin tonë dhe duhet të bëjmë punën tonë për t'u kualifikuar pasi kemi shanse të mëdha".
Poll