
Adem Ljajiç mund të kthehet në Serie A. Sulmuesi serb kërkohet nga Bologna, ekip ky i cili është i gatshëm ta marrë në huazim. 29 vjeçari i lindur në Novi Pazar ka qënë më parë pjesë e elitës italiane, ku ka luajtur për Torinon, Romën apo edhe Interin.
Kartoni i Adem Ljajiç zotërohet nga Besiktas, me gjigandët turq që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Se si do shkojnë gjërat rreth këtyre tratativave, na mbetet të presim e të shohim. Ditët në viijim janë të rëndësishme dhe deçizive për të ardhmen e lojtarit.
Poll