Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"9 pikë nuk janë shumë", Çinari: Nuk festoj po i shënova Vllaznisë, në fushë luan ai që shprehet më mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"9 pikë nuk janë shumë", Çinari: Nuk festoj po i

Partizani arriti të dilte me 3 pikë nga derbi ndaj Tiranës. Ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Çinari në minutën e 83-të. Sulmuesi shkodran pas 6 muajsh pezullim hyri në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi golin që riktheu te fitorja Partizanin në derbi. I ftuar në emisionin "Pressing", Çinari u shpreh:

"Është një diçka që nuk do ia uroja asnjë futbollisti. Dua të përgëzoj Vllazninë për ecurinë që ka pasur. Ka lojtarë me shumë kualitet, por nuk duhet të lëmë edhe Partizanin pas. Ka djem që kanë dalë kampionë, ekipi ka kualitet. Do të jetë një kampionat i rivalizuar deri në fund, janë edhe 22 ndeshje.

Edhe pse profesionist, gjithmonë do jem tifoz i Shkodrës. Pse jo, të mos shkojë në Shkodër titulli. 9 pikë nuk janë shumë. Vllaznia po bën një kampionat shumë të mirë, por janë edhe 22 ndeshje në lojë, janë edhe 66 pikë.

Vllaznia po tregon se është një ekip i fortë dhe kockë e fortë për çdo kundërshtar. Të rrish 6 muaj pa luajtur dhe vetëm të stërvitesh, nuk është njësoj si ngarkesa që merr në ndeshje. Ndeshjet kanë ritëm tjetër, stërvitja ka ritëm tjetër.

Besoj se ky gol e riktheu edhe njëherë entuziazmin. Kush do shprehet më mirë, ai do të luajë. Kemi shumë lojtarë me kualitet te Partizani.

E kam thënë edhe kur i shënova Vllaznisë: ne jemi profesionistë. Aktualisht mbroj ngjyrat e Partizanit, do jap maksimumin për këtë klub. Do ishte mungesë respekti dhe impenjimi nëse nuk i shënoj Vllaznisë nëse do të më jepet mundësia. Ama, nuk diskutohet që nuk do festoj nëse i shënoj Vllaznisë.

Te Partizani ka 5-6 lojtarë që Daja i ka ndërthurur ashtu siç duhet. Sot jemi në vend të dytë mes gjithë problemeve. Partizani i ka të gjithë mundësitë për të rivalizuar Vllazninë", u shpreh Çinari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga