Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

9 muaj për rikthimin te goli, Bekim Balaj: Kalova një moment të vështirë, ju tregoj të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
9 muaj për rikthimin te goli, Bekim Balaj: Kalova një moment të

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj I dha fitoren Sturm Grasit në javën e fundit ndaj Tiroli. Balaj prej disa sezonesh është pjesë e Superligës austriake, teksa goli me vlerën e tri pikëve erdhi pas 9 muajsh.

Për këtë situatë të vështirë para portës dhe të ardhmen e tij, Balaj është rrëfyer për mediat austriake duke theksuar se do vijojë të respektojë kontratën duke mos u larguar në merkaton e janarit.

"Ky gol ishte një çlirim, e gjithë trsynia iku dhe ndjej një lehtësim të madh. Me të vërtetë më mungonte ndjesia pas golit, Gjëja më e mirë për golin tim ishte që na siguroi tre pikët.

Golat dhe e ardhmja? Kalova një periudhë të vështirë, por nuk u dorëzova kurrë. Unë do të përmbush kontratën time dhe me siguri nuk do të largohem në merkaton e dimrit. Ne kemi një skuadër të fortë dhe po bëjmë mirë në kampionat. Unë dua të fitoj diçka me Sturm Gras", tha Balaj.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga