
Vllaznia ia doli të shpëtojë sezonin duke qëndruar në Kategorinë Superiore, ndërsa donator I ri Xhaferi dhe drejtuesit shkodranë janë duke punuar për skuadrën e re që do të përfaqësojë ngjyrat kuqeblu. Me gjithë përpjektjet për të gjetur lojtarë të rinj, Vllaznia duhet të rinovojë kontratat me lojtarët që ka pasur pjesë të saj deri përpara katër ditësh, pasi plot 9 prej tyre janë "në ajër".
Duke nisur nga portieri Sherri, Malota, Lika, Krymi, Shehi, Shtubina, Hygor, Marku e Cojacaru janë pa kontrata, ndërsa disa nga klubet e Superligës kanë hedhur vështrimin drejt Shkodrës për të përforcuar skuadrën. Partizani pas Krymit dhe Tirana pas Sherrit, apo Kastrioti pas dyshes Marku - Shehi.
Poll