
Skuadra e Besës ishte projektuar si një skuadër që do të rikthehej këtë sezon në Superiores. Presidenti Nexhat Bizhdili ka shpenzuar duke plotësuar kërkesat e stafit teknik, megjithatë performanca në fushë ka treguar të kundërtën e asaj që është bërë në merkato. Kreu i klubit kavajas ka paralajmëruar masa, teksa fillimisht priten gjoba kundrejt lojtarëve.
Nëse situata vijon e njëjtë, atëherë do të ketë edhe pezullime. Verdhezinjtë renditen në vendin e shtatë të Grupit B në Kategorinë e Parë, pozicion ky aspak komod për skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani. 10 pikë larg Lushnjës që ndodhet në vend të parë, objektivi Superiore duket momentalisht ëndërr në sirtar.
Poll