Dalja jashtë planeve të trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja duket se e ka karikuar në maksimumin Elis Bakajn.
32 vjeçari vijon të mahnisë Bjellorusinë, ku ditën e djeshme shënoi golin e 8-të në këtë edicion, gol që i dha 3 pikët e radhës, Shakhtyor Soligorsk.
Një formë që ka bërë që Bakaj të përfshihet në formacionin e javës në kampionatin bjellorus. Sinjal ky për teknikun Reja, me Bakaj që pavarësisht moshës, po tregon formën e tij më të mirë fizike

Poll