Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"7 mijë bileta të shitura deri më sot", zyrtari i TIRANËS zbulon situatën: 250 stjuartë për derbin, kërkesë e jashtëzakonshme për akreditime

Shkruar nga NEWSPORT
"7 mijë bileta të shitura deri më sot", zyrtari i

Mario Nikolli ka zbuluar situatën para derbit mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet të premten në "Air Albania Stadium". Menaxheri i klubit bardheblu ka treguar se janë marrë të gjithë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj sfide.

Në një intervistë për Top-Channel, ai zbulon se do të jenë rreth 250 stjuartë dhe sigurisht edhe uniformat blu. Fillimisht tregon ndarjen e tribunave në stadium:

"Në fakt sot është zhvilluar një takim mes drejtuesve të klubit dhe kompanisë së biletave dhe kompanisë privatë të sigurisë pikërisht për të folur rreth kësaj çështje. Pjesa e stadiumit nga ana e qytetit do t'i përkase tifozerisë sonë, ndërsa pjesa nga tribuna qendrore dhe ajo nga ana e liqenit i takon tifozerisë mike.

Do të ketë rreth 250 forca të sigurisë private por mendoj se nuk do mungojnë forca as nga policia e shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes".

Në 15 minutëshin e pushimit, do të jetë i ftuar special këngëtari Majk dhe këtë e konfirmon edhe menaxheri i klubit kryeqytetas.

"I ftuari special këtë herë do të jetë këngëtari Majk. Është herët për të folur për triubnën vip pasi ka kohë edhe tre ditë për këtë pjesë, megjithatë mund të them se ka pasur interes të madh nga media të huaja.

Rreth 20 akreditime mediash Evropiane nga Gjermania, Austria, Polonia dhe Italia kanë marrë përgjigje pozitive nga klubi ynë dhe na vjen keq që nuk I përgjigjemi dot gjithë interesimit të mediave shqiptare. Sot që flasim janë shitur rreth 7.000 bileta'', përfundon Nikolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga