
Chelsea është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa së fundmi raportohet se "Blutë e Londrës" janë gati të shpenzojnë plot 60 milionë euro për Leëis Dunk. Shtatlarti i prapavijës së Brighton shihet si futbollisti i duhur për të plotësuar boshllëqet në mbrojtje.
Kontrata e 28-vjeçarit me klubin anglez skadon në qershor të 2023-të, ndaj drejtuesit e Chelsea-it duhet të hapin thesin nëse duan ta kenë në skuadër. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por "Times"" raporton se bisedimet mes palëve janë në stad të avancuar.
Poll