
Trevisa Tufa është larguar nga Televizioni Publik Shqiptar. Është vetë gazetarja sportive që përmes një postimie në rrjetet sociale i ka dhënë fund marrëveshjes me RTSH Sport pas 6 viteve të frytshme.
Falënderimet e saj për kolegët me të cilët punoi nuk mungojnë. Ndërsa ka një mesazh special për kryeredaktorin Saimir Demin. Në facebook-un e vet, Tufa shkruante:
"Futbolli eshte jete! Kete kam menduar qe e vogel, kur fillova ndiqja skuadren e zemres ne stadium apo tv. Pikerisht nga kjo dashuri per futbollin kuptova qe profesioni qe duhet te ndiqja ishte gazetaria… sigurisht ajo sportive. E per te bere endrren realitet, Pano Xhixho, te cilit i jam mirenjohese pafund, me mori nga shkallet e stadiumit per te ngjitur shkallet ne RTSH Sport.
Shume pune, “gola” te shenuar, por ka patur dhe momente ku topi nuk shkonte ne rrjete… E megjithate shpresat nuk humben kurre. Vetem ne kete menyre do te shenoje dhe fitoje “ndeshje” te tjera. Falenderim i madh shkon edhe per kryeredaktorin e lajmeve te RTSH Sport, Saimir Demin, me te cilin mesova shume per te shkruarin. Sigurisht nuk mund te harroj as koleget e shumte qe kam ndare cdo moment apo me kane ndihmuar ne keto 6 vite.
RTSH Sport - stadiumi, skuadra, loja e zemres! Faleminderit per keto gjashte vite te paharrueshme!", shkruante ajo.