Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampiona. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi barazoi edhe ditën e djeshme ndaj Vllaznisë dhe e çoi në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore. Vetëm 8 gola të shënuar në 13 ndeshje e bëjnë Teutën, skuadrën e dytë pas Luftëtarit me sulmin më të dobët në kampionat.
Një gjë e tillë tregon se problemi I skuadrës mbetet sulmi, por 5 ndeshje pa fitore bëjnë që durrsakët të mos kalojnë një moment të mirë. Sfida e radhës do të jetë ajo ndaj Skënderbeut në shtëpi dhe një tjetër hap fals do të ishte e papranueshme për një skuadër që prentendon për Kupat e Europës apo edhe për titull.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi bën thirrje që të jenë të gjithë bashkë, tifozë, lojtarë, drejtues pasi kështu Teuta do të gjejë forcat e do të rikthehet te fitorja.
Postimi i Teutës:
“Duhet të jemi të mbledhur të gjithë si një zinxhir bashkë lojtarë,drejtues,tifozë për të vazhduar përpara pasi TEUTA do të gjejë forcat e do te rikthehet shumë shpejt tek rezultatet pozitive.
