Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

400 milionë lekë dëm, Besëlidhja lë me "gisht në gojë" Partizanin dhe Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
400 milionë lekë dëm, Besëlidhja lë me "gisht


Besëlidhja arriti të kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Partizanin. Skuadra lezhiane u mposht sot 3-1 nga të kuqtë, mirëpo fitorja në përballjen e parë me rezultatin 3-0 i jep të drejtë ekipit të Plorit të shkojë më tej. Favoritë në letër ishte skuadra e kuqe, por fusha tregoi sot të kundërtën.

Një eliminim që s'i shkon për shtat as Tiranës, pasi në çerekfinale dy skuadrat e kryeqytetit do të përballeshin së bashku, takim që do të mbushte ndjeshëm arkat e dy klubeve. Interesi për derbin e kryeqytetit ka qenë mjaft i madh. Madje, në përballjen mes Partizanit dhe Tiranës të luajtur me 13 dhjetor në "Air Albania Stadium", të kuqtë grumbulluan plot 207 milionë lekë vetëm nga shitja e biletave.

Pra, kualifikimi i Besëlidhjes i ka prishur punë të dy klubeve sa i përket aspektit financiar, pasi në dy ndeshje mes tyre parashikohej të grumbulloheshin plot 400 milionë lekë nga shitja e biletave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga