Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 vite me Kastriotin, nigeriani largohet me dedikim në shqip: Falenderoj njerëzit e mrekullueshëm të Krujës

Shkruar nga NEWSPORT

Henry Okebugwu nuk do jetë lojtar i Kastriotit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale përfundimin e bashkëpunimit, pas 4 viteve në kampin krutan.

Okebugwu e quan sukses aventurën te Kastrioti, ndërsa i falenderon të gjithë me radhë që e shoqëruan gjatë udhëtimit, ku ndër të tjera përmend dhe qytetarët e Krukës. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të nigerianit në rrjetet sociale.

“Erdha, pashë dhe fitova. Që nga viti 2018, sezone të mrekullueshme me këtë klub. Një falenderim i madh për Presidentin tim, drejtorin, të gjithë trajnerët me të cilët kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët e mi që iu drejtuan vëllezërve të mi, njerëzve të mrekullueshëm të qytetit të Krujës.

Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen si në momente të mira ashtu edhe në të këqija do të jetë përgjithmonë në zemrën time. E ardhmja është më e ndritshme dhe shpresoj për më të mirën. Faleminderit shumë. Zoti na bekoftë të gjithëve. Okebugwu Henry Chimauchem”, shkruan 24- vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga