Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 mungesa dhe dy rikthime në skuadër, TEUTA kërkon vazhdimsinë në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT
4 mungesa dhe dy rikthime në skuadër, TEUTA kërkon

Teuta u rikthye te fitoja në përballjen e fundit ndaj Partizanit duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Durrsakët do të luajnë ndeshjen e fundit për këtë vit në transfertë ndaj Flamurtarit dhe kërkojnë ta mbyllin në mënyrë më të mirë.

Për këtë takim trajneri Edi Martini do të ketë 4 mungesa të sigurta. Fabian Beqja dhe Silvester Shkalla mungojnë për shkak të kartonave të kuq të marrë ndaj Partizanit, ndërsa Khalid dhe Çyrbja për shkak dëmtimi.

 Por, në Durrës nuk ka vetëm lajme të këqija pasi do të ketë edhe dy rikthime të rëndësishme si mbrojtësi Rustem Hoxha dhe mesfushori Florent Avdyli.  Sfida ndaj Flamurtarit është një ndeshje e lehtë në letër duke parë që vlonjatët renditen në vend të fundit në Superligë, por në ndeshjet e fundit në Vlorë kanë treguar se nuk janë një skuadër e thjesht për t'u mposhtur dhe Teuta duhet të "djersi" shumë për të marrë 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga