
Është mbyllur me rezultatin e pastër 3-1 sfida miqësore mes Kastriotit dhe Egnatias. Skuadra e drejtuar nga Ndreu ka treguar një paraqitje mjaft të mirë duke mundur ekipin e Kategorisë së Parë.
Siparin e golave e hapi fillimisht Ajazi në pjesën e parë, ndërsa në të dytë Bardhi dhe Moraes vendosën sfidën në 3-1. Një test miqësor që i ka shërbyer trajnerit Ndreu për të parë gjendjen e lojtarëve si dhe të ideuar formacionin titullar që do të luajë në sezonin e ri të Superligës.
FT: KASTRIOTI 3-1 EGNATIA
Ajazi 26', Bardhi 60', Moraes 72'/ Kenio Xhekson
Poll