
Flamurtari do të luaj sezonin e ri në Kategorinë e Parë, me vlonjatët që nuk lejohen nga FIFA dhe UEFA për të zhvilluar merkato, kjo prej borxheve dhe problemeve të mëparshme financiare. Në Vlorë janë duke punuar për një ekip, ku baza do të jenë të rinjtë e talentuar.
Portieri I sezonit të shkuar, veterani Shpëtim Moçka duket se nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve të Dritan Resulit. Gardiani prej ditësh nuk është stërvitur me skuadrën, duke paralajmëruar "divorcin". Në listë për t'u federuar janë katër nga afrimet e verës, me Mengan, Pucin, Ahmetajn dhe Cmajcjanin që janë me sytë nga FIFA.
Poll