Mikel Canka feston sot ditëlindjen e 33. Sulmuesi që mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Pogradecit për shkak dëmtimi, ka marrë një urim nga klubi I Lushnjës, pikërisht në ditën e tij të lindjes.
Klubi që këtë sezon lufton për t'u ngjitur në Kategorinë Superiore, duket se ka nevojë për shërbimet e 33 vjeçarit, ndaj rikthimi I tij I shpejtë do të ishte dhuratë për lagunarët. "Edhe 100 vjeç Mikel Canka", shkruhet në urimin e Lushnjarëve, teksa sulmuesi është përgjigjur duke shtuar:Faleminderit nga zemra për urimin tuaj, Forca Lushnja. Të shumta kanë qenë edhe urimet nga tifozët e ndryshëm.

Poll