Laçi do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League ndaj Hapoel Beersheva. Kurbinasit do të presin në Laç skuadrën izralite dhe kampin bardhezi besojnë se mund të marrim një rezultat pozitiv pavarsisht rivalit të fort. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Laçi ka kërkuar mbështetjen e tifozëve si dhe ka publikuar çmimet e biletave.
"Vera e shkuar ishte magjike. Askush nuk e priste kualifikimin tonë, kur shorti na vuri përballë Anorthosis Famagusta. Gjithsesi futbolli ndaj është i bukur dhe ndodh që edhe për ne të ketë ditë të lumtura, pavarësisht kundër kujt luajmë. Këtë herë sërish shorti na ka vënë përballë një ekip të fortë. Hapoel Beer Sheva është rivali ynë. Ata janë edhe rivali juaj, pasi të enjten, prej orës 17:30, vihen përballë ekipit tuaj të zemrës. Çdokush do donte të jepte kontributin e tij, por vetëm 11 mund të luftojnë në fushë. Beteja juaj është në tribuna dhe ju ftojmë të na mbështetni, me dëshirën e madhe për të fituar së BASHKU".
Informacion për biletat
Tribuna kryesore - 1000 lekë
Tribunat e tjera - 300 lekë

