Vllaznia luan të enjte në 19:30 me Universitatea Craiova për ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Conference League. Shkodranët barazuan 1-1 në shtëpi disa ditë më parë, duke dashur të bëjnë një paraqitje të mire në Rumani.
Trajneri Mirel Josa në konferencën pas ndeshjes bëri me dije se Kaina zhvilloi paraqitje të mirë si zëvendësues, teksa mund të marrë vendin e Aralica si titullar.
Nga minuta e parë mund të jetë edhe Hoxhaj e Marku, me dyshen që sapo u fut në pjesën e dytë ndryshoi lojën e Vllaznisë në “Loro Boriçi”.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, Hoxhaj, Kaina