Vllaznia luan me Universitatea Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21 korrik në 21:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët kanë një detyrë të vështirë kundër rumunëve.
Klubi kuqeblu ka dorëzuar në UEFA edhe listën për këtë përballje, me Mirel Josën që nuk ka surprizuar me zgjedhjet, duke pasur të gatshëm 25 futbollistë për këtë duel.
Bie në sy se zëvendësi i Zogovic është Qarri, ndërsa i riu Shkoza portier i tretë. Sulmi është ai që ka më shumë kujdes nga Josa, teksa janë gjashtë emra që do luajnë nga krahët dhe në qendër. Me formën “jo” të Latifit, Josa ka mëdyshje për hedhjen e fantazistit nga minuta e parë.



Galeria fotografike ()
Poll