
Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi portugez ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United.
Mirëpo ai nuk po gjen mirëkuptimin e drejtuesve të anglezëve. Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, asgjë s’ka ndryshuar për Ronaldon. Ai tregon se portugezi i ka kërkuar edhe trajnerit të tij, ten Hag largimin brenda 24 orëve.
“Nuk ka ndryshime për situatën e Cristiano Ronaldos. Manchester United insiston që ai nuk është në shitje, por Cristiano i ka thënë ten Hag në 24 orët e fundit që ai dëshiron të largohet.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes do të përpiqet për të gjetur një zgjidhje. Ai është duke e përgatitur një strategji, të njëjtë si vitin e kaluar në Juventus”, shkruan Fabrizio Romano.