
Bota e futbollit është tronditur nga analizat e kryera së fundmi në fushat e futbollit. Pas disa analizave të kryera nga një studim i Amy Griffin, asistente-trajnere në Universitetin e Uashingtonit, thotë se të paktën 50 futbollistë janë diagnostikuar me kancer dhe sipas ekspertëve shkak janë bërë substancat kimike në fushat e futbollit me bar artificial. Shumica e futbollistëve, kryesisht portierë, janë diagnostikuar me tumor pasi i kanë hyrë botës së futbollit dhe numërohen rreth 230 futbollistë në të gjithë botën të cilët janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave. Për këtë newsport.al ka kontaktuar shefin e investimeve në FSHF, Kejdi Tomorrin nëse ka ndonjë direktivë nga FIFA në lidhje me këtë çështje. Tomorri deklaroi:
"Është folur për rrezikun e gomës së zezë, por asnjëherë nuk është provuar shkencërisht një gjë e tillë. Përderisa FIFA e lejon përdorimin e saj dhe çertifikon fushat, do të thotë që nuk ka pengesë në përdorimin e saj", përfundoi për newsport.al Kejdi Tomorri.