
Shqipëria u mund mbrëmë 0-1 nga Polonia, në takimin e vlefshëm për Kualifikueset e Botërorit 2022. Në Air Albania ishin jo pak, por 22 mijë tifozë.
Drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur se një grumbullim i tillë tifozësh është tejet i rrezikshëm, pasi mund të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Coronavirus. Ajo bën thirrje që të gjithë të mbrojnë veten.
"Të mbrojmë veten. Askush nuk duhet vënë në provën e tmerrshme të fajësimit të vetes, që për një gjë që nuk dëgjoi, një vaksinë që nuk e bëri, një masë që nuk e zbatoi, për faktin se shkohet te Arena me 22 mijë tifozë aty dhe pastaj pritet nesër çudia historike. Jo nuk pritet.Pritet të të ketë norma të larta infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër. Çdo njeri që nuk ka bërë asnjë gjë, por ka harruar të bëjë gjënë kryesore, të vaksinohet, mund të jetë aty"- tha ajo.
Numri i të infektuarve me virus në vendin tonë sa vjen e shtohet.