Stadiumi i rinovuar tërësisht në Shkodër nuk ka mjaftuar për të sjellë tifozët në shkallët e “Loro Boriccit”. Në ndeshjen e luajtur sot mes Vllaznisë dhe Kukësit është regjistruar një rekord negativ. Edhe pse ishte ndeshja e parë për vitin 2017 dhe përballë ishte Kukësi me statusin e kampionit të dimrit, sërish stadiumi ishte pothuajse i boshatisur. Vetëm 1600 bileta të shitura në një ndeshje që meritonte absolutisht shumë më tepër atmosfërë.
Tifozët në Shkodër kanë hequr dorë prej kohësh nga shkallët e stadiumit në shenjë proteste për nivelin e skuadrës së tyre, por stadiumi 20 milionë eurosh nuk meriton të qëndrojë i boshatisur.