Kategoria e Parë ka zhvilluar tetë ndeshjet e javës së gjashtë. 20 gola janë shënuar në tetë sfidat e sotme, që morën jetë në 14:00. Bylis vijon të jetë i pathyeshëm, teksa fitorja 0-1 në transfertë me Burrelin e mban në krye me 18 pikë.
Fitore edhe për Erzenin, që nuk ka falur në shtëpi Pogradecin. Tomori ka shënuar pesë herë në transfertë me Shkumbinin, teksa djemtë e Dalipit dalin me pikë të plota nga Peqini. Tri pikë edhe për Besën, Lushnjën, Apoloninë dhe Korabin. Maliqi ka barazuar 1-1 me Tërbunin.
Rezultatet:
Kategoria e Parë / Java e 6-të / Ora 14:00
Maliqi 1 - 1 Tërbuni (Qeleshi 59' / Peqini 90' )
Erzeni 4 - 0 Pogradeci (Raboshta 14', Ymeri 30', Hidi 64' Xhabrahimi 67')
Shkumbini 0 - 5 Tomori (Oshafi 4' , Pepa 42' , Vokrri 60' , 75' Myzeqari (og) , Manellari 90' )
Korabi 2 - 1 Turbina (Raza 48'. Marku 70' / Hasaj 73')
Burreli 0 - 1 Bylis (De Olivera 74')
Apolonia 1 - 0 Butrinti (Omeri 54' (11m))
Lushnja 3 - 0 Besëlidhja (Lajthia 14'. 64', Zani 62')
Vora 0 - 1 Besa (Mucaj 88')
