
Ka përfunduar me shifrat e barbarta 1-1 ndeshja mes Dinamos U-21 dhe Laçi U-21. Skuadra kryeqytetase ka qenë në nivele të kënaqshme, por në fund të sfidës s'kanë mundur të shkojnë më larg se një barazim.
Për dinamovitët arriti të shënonte Miçoli, në një ndeshje që vlen vetëm si test për 21-vjeçarët.
Duke qenë se aktiviteti futbollistik në vend s'ka nisur ende, gjitha klubet e Superiores apo kategorive të tjera, kanë zgjedhur të bëjnë ndeshje miqësore për të parë gjendjen e futbollistëve që kanë në dispozicion.
Poll